JOQ Albania
Home

Nëna ndan fotot qesharake të të birit, e dini si përfundoi me këto “mustaqe”?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 12:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fëmijë i moshës 5-muajshe ka përfunduar me një pamje si të Homer Simpson, pasi e ëma i dha gji, por harroi të fshinte më parë nxirësin e lëkurës, që kishte përdorur në këtë pjesë të trupit. Të premten e 14 shkurtit, 20-vjeçarja Keziah Jozefiak, nga Derby, ishte lyer me një spraj ngjyrues për trupin, teksa kishte shkuar për të marrë rreze bashkë me partnerin e saj, 21-vjeçarin James Smith.

Fake Tan Baby

Megjithatë, siç mund ta dinë shumë prindër të rinj, foshnjat nuk interesohen shumë se sa romantik mund të jetë Shën Valentini juaj, apo planet që keni bërë për këtë ditë. Kështu, planet e vajzës gati u shkatërruan kur foshnjen e saj, Raf, e mori uria.

Fake Tan

Keziah vijon ta ushqejë të voglin e saj me gji, ndaj ajo, pa e menduar dy herë, e vuri atë në gjoks për ta qetësuar. Por, siç mund ta imagjinojnë femrat që përdorin këtë lloj kremi nxirës, përpara se ai të thahet në lëkurë, duhet të kalojë pak kohë dhe trupi i femrës nuk duhet të jetë në kontakt me veshjet, pasi ato bëhen pis.

Fake Tan

Fatkeqësisht, ngjyruesi preku lëkurën e foshnjës dhe i shkaktoi atij krijimin e një palë mustaqeve shumë argëtuese. E ëma tregon se kur e pa për herë të parë të voglin, nisi të qeshte dhe ky detaj e bëri edhe më romantik festën me të shoqin.

Fake Tan

***

Burimi: Unilad| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA