JOQ Albania
Home

Lajmet e BBC për motin në Britani mërzisin shikuesit, stuhia Denis merr formë penisi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 11:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Britaninë e Madhe të gjithë tashmë po përjetojnë pasojat e stuhisë Denis, e cila ka mbyllur njerëzit në shtëpi, për shkak të erërave të forta. Megjithatë, nuk janë të paktë britanikët që janë acaruar nga pamja që ka krijuar në hartë kjo stuhi.

Image

Bëhet fjalë për formën e një penisi. Të paktën kjo është ajo që duket gjatë parashikimit të motit në BBC. Lëvizja e erës ishte evidentuar në një hartë, në të cilën tregohej se stuhia po lëvizte në Britaninë e Madhe duke formuar një penis gjigant.

Në të gjithë vendin janë lëshuar mbi 300 paralajmërime për përmbytje, ndërsa erërat arritën shpejtësinë 145 km/h ditën e shtunë, më 15 shkurt. Deri më tani, në Uells janë shënuar 142 mm reshje shiu, ndërsa forma e penisit të gjerë 1200 milje kalonte në pjesën më të madhe të qytetit.

BBC Viewers In Hysterics As Storm Dennis Weather Map Looks Like A Penis

Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në Britaninë e Madhe, ku shumë qytetarë e kanë marrë me sportivitet situatën, ndërsa të tjerë nuk kanë nguruar të tregojnë irritimin e tyre.

***

Burimi: Unilad| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA