JOQ Albania
Home

Sportistët bëjnë veprimet e rrezikshme, garojnë mbi liqenin e çarë dhe gjysmë të ngrirë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 10:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej tre ditësh po zhvillohen garat mbi liqenin e ngrirë të Baikal në Siberi. Me qindra sportistë nga e gjithë bota kanë ardhur për të garuar në një terren aspak normal, ku do të përshkojnë një rrugë prej 205 km.

Kjo rrugë është mbi liqenin e ngrirë në Siberi, ku garuesit do ta përshkojnë atë me patina, biçikleta si dhe slita. Përveç terrenit të vështirë ata u përballën dhe me temperatura ekstremisht të ulëta, ku u regjistruan -15 gradë celsius duke e bërë garën akoma më të vështirë.

Gjatë garës, të regjistruar në kamera mund të shihje shtresën e akullit, e cila kishte çarje dhe krisje në vende të ndryshme.

Kjo i ka shtuar adrenalinë dhe frikë tek garuesi. Ndërkohë që shumë prej tyre kishin ardhur për të fituar, disa të tjerë shprehen se ishin aty vetëm për eksperiencën e bukur.

***

Burimi: BBC| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA