JOQ Albania
Home

Propozim “olimpik” gjatë ndeshjes Lazio-Inter: Do martohesh me mua?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një propozim tepër romantik përpara qindra-mijëra njerëzve ka marrë një vajzë në Itali. Ngjarja kandodhur gjatë ndeshjes Lazio-Inter, brenda stadiumit.

Ajo që mund të ishte edhe një ngjarje tepër intime mes të rinjve, u kthye në një event me përmasa olimpike. I riu, i cili mendohet se është tifoz i Lazios dhe vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bëtë propozimin e veçantë të dashurës së tij.

para se të niste ndeshja e madhe, disa persona, të cilët kishin veshur bluza me gërma pas tyre, u rreshtuan në një anë të stadiumit për të formuar pyetjen “Will you marry me?” (Do të martohesh me mua?).

Dhe siç mund të pritej, brenda shumë pak kohe ka mbërritur edhe përgjigja pozitive e vajzës. Gjatë kohës së pushimit të ndeshjes, ajo i ka thënë “Po” të dashurit të saj dhe të dy janë puthur e përqafuar, duke bërë kështu të lumtur edhe tifozët e tjerë për triumfin e dashurisë.

***

Burimi: Leggo| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA