JOQ Albania
Home

Lazio dhuron spektakël, mund Interin me përmbysje dhe futet në valle për titullin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 23:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lazio është super. Skuadra e kaltër ka arritur të marrë sonte një fitore të madhe ndaj Interit në “Olimpiko”. Skuadra e drejtuar nga Inzagi ka fituar 2-1 me përmbysje duke marrë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Interi kaloi në avantazh një minutë para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, me Eshli Jang, i cili me një goditje preçize brenda zonës, nuk i la asnjë hapësirë Strakoshës të reagonte.

Në fillimin e pjesës së dytë, Lazio fitoi penallti. Përsipër për ta goditur e mori i zakonshmi, Çiro Imobile, që nuk fali dhe barazoi shifrat.

Ndërkaq në minutën e 70-të, me një lëvizje të bukur brenda zone dhe një goditje të saktë, Milinkoviç Saviç përmbysi gjithçka dhe i dha tre pikët ekipi të tij.

Lacio tashmë shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, teksa ka një pikë më pak se Juvja dhe dy më shumë se Interi. Kjo ndeshje tregon qartazi se Lacio është në garë për titullin kampion.