JOQ Albania
Home

“Barcelona ka bërë dy oferta për Mbappe, por francezi do vetëm Realin”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 18:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona po vuan për sulmues. Duket se në merkaton e janarit, klubi katalanas nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka tentuar të sjellë në “Camp Nou”, 20-vjeçarin, Kylian Mbappe.

Francezi nuk pritet të rinovojë me Parisin dge do të provojë të hedhë një hap më të madh në karrierë, duke u transferuar në një klub më me shumë histori.

Një mundësi të tillë ia jep Barcelona, por Mbap[e i ka idetë e qarta dhe nuk ka në plan të transferohet në Katalonjë, por në Madrid.

Këtë e zbulon një nga gazetarët më me eksperiencë në arenën europiane, Eduardo Inda. Ai zbulon se Barcelona ka kontaktuar dy herë me babain e të riut, por ka marrë refuzime të menjëhershme.

Inda tha:

Barcelona ka kontaktuar dy herë Uilfred Mbappe, babain e Kylian për të provuar të bindë yllin e Francës të luajë për ta. Përgjigja e Uilfred ka qenë e qartë. Ai i ka thënë përfaqësuesve të Barçës se djali i tij do e lërë Parisin vetëm për Real Madridin”.