JOQ Albania
Home

Juventusi nuk e ndjen mungesën e Ronaldos, mund pa problem Breshan dhe vazhdon marshimin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 16:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi nuk e ndjen mungesën e Ronaldos. Klubi bardhezi, ka fituar 2-0 ndaj Breshas, ndeshje e vlefshme për javën e 24 të Serisë A.

Ndeshja nuk pati shumë histori dhe foli e gjitha për Juventusin. Miqtë mbetën me 1 lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aye në minutën e 37-të.

Një minutë me vonë, Dybala shënoi golin e parë të takimit pas një goditje perfekte dënimi. Goli i dytë u shënua pas një aksioni model, ku Cuadrado dërgoi topin në rrjetë në minutën e 75-të pas një pasimi të bukur të Matuidi.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi kryeson me 5 pikë, tre më shumë se Interi, i cili do të ketë një ndeshje të vështirë sot në darkë ndaj Lazios në “Olimpico”. Bresha renditet në vendin e 19-të me 16 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien në Serinë B.