JOQ Albania
Home

Skautët e Interit ndoqën sot nga afër në stadium Marash Kumbullën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 15:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marash Kumbulla, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Hellas Verona në Serinë A, ku në partneritet me Amir Rrahmanin në qendrën e mbrojtjes po paraqitet shkëlqyeshëm, duke zgjuar vëmendjen edhe të shumë ekipeve të njohura europiane.

‘Calciomercato’ raporton se skautët e Interit ishin prezent në ndeshjen Udinese – Verona, e mbyllur në barazim 0-0, për ta parë nga afër Kumbullën. Për fatin e mirë, edhe sot shqiptari zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.

Interi synon që 20 vjeçarin ta transferojë në fund të këtij sezoni, pra gjatë merkatos së verës, ndërsa kujtojmë se në garë për lojtarin është edhe skuadra e Napolit. Pritet me interes të madh se cila do të jetë e ardhmja e Kumbullës...