JOQ Albania
Home

Pornostarja e famshme hap parti në Itali, josh rëndshëm pensionistët
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/02/2020 10:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia është vendi i femrave të bukura dhe padyshim, i lojës politike me më shumë taktikë në Europë. Një zhvillimi i veçantë vjen nga shteti fqinj, sa i takon fushës së politikës.

Bëhet fjalë për një parti të re politike, e cila është themeluar nga një femër. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të veçantë. E madje, e veçanta nuk është as në faktin që kjo parti ka vendosur të nxjerrë jashtë loje lëvizjen qeverisëse “5Yjet”.

E veçanta qëndron në faktin se themeluese e kësaj partie është një gna aktoret më të famshme të pornografisë në vend, Ilona Staller. Ajo ka themeluar partinë e saj ditën e premte.

68-vjeçarja, e cila u largua nga pornografia shumë kohë më parë, tha se ajo ishte e neveritur nga partia kryesore e Italisë për uljen e pensionit të saj dhe miliona të tjerëve. Staller do të bëjë fushatë si kreu i partisë “Demokracia, Natyra dhe Dashuria”, me një platformë për të kundërshtuar uljen e pensioneve.

***

Burimi: IlSecolod'Italia| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA