JOQ Albania
Home

Detaje/ Kërcënohet me jetë zyrtari i Vllaznisë, i vendosin eksploziv poshtë makinës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici. Për fatin e mirë, sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer. Forca të shumta policie ndodhen tek mjeti i cili është i parkuar në afërsi të banesës së Licit që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Pritet ardhja e eksperteve për të hapur këtë pako te mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol por ende e pakonfirmuar, shkruan "Panorama Sport".

Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autorëve të vendosjes së kësaj pakoje të dyshimtë. Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i klubit shkodran, por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.

Edhe me përpara trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fusha stervitore si rasti i ish-trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu, Ernest Gjoka dhe të tjerë.