JOQ Albania
Home

Tysin Fury ndez sfidën me Wilder: Do e nokautoj që në raundin e dytë dhe pastaj do dalim të festojmë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur kanë mbetur edhe një javë nga revanshi i shumë pritur mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder, boksieri britanil, Furry ka gjetur kohë për të ndezur akoma më shumë sfidën.

Ai ka parashikuar raundin se kur do ta nokautojë kundërshtarin e tij amerikan, i cili aktualisht mban titullin e kampionit të "WBC".

Fury tha:

Pres një nokaut të pastër. Madje do vijë shumë shpejt, kështu që ne mund të shkojmë dhe të dehemi. Të kemi një natë të mirë në Las Vegas, duke festuar. Besoj do jetë raundi i dytë kur do i jap fund. Gjithmonë kam menduar për raundin e dytë dhe kështu do ndodhë dhe kësaj here".

Kujtojmë që Fury ka regjistruar me nokaut t 20 nga 29 fitoret e tij në karrierën profesionale. Këtë rekord synon ta përmirësojë kundër Wilder, por sigurisht nuk do jetë aspak e lehtë.