JOQ Albania
Home

Britanikët i futen “gabit me kokë”, rriten ndjeshëm blerjet e rrobave të përdorura
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/02/2020 14:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Mbretërinë e Bashkuar, veshjet e dorës së dytë po blihen gjithnjë e më shumë. Në Shqipëri, këto njihen si “veshje të ‘Gabit'”.

Shitjet e këtyre veshjeve përmes eBay janë rritur me 15 përqind gjatë pesë viteve të fundit, sipas Forumit Ekonomik Botëror. Një nga shtatë dyqanet në Londër shet veshje të dorës së dytë.

Risultato immagini per second hand clothes

Shitjet në katër mijë dyqane në Mbretërinë e Bashkuar të këtyre veshjeve u rritën me 9 përqind në 2018. Shitja e veshjeve të përdorura shpesh rritet në kohë të pasigurisë ekonomike.

Organizata Oxfam pretendon se çdo vit ruhet një sasi veshjesh, pesha e së cilës është e barabartë me peshën e Kullës Eifel. Sidoqoftë, 11 milion copë veshje hidhen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, sasia e ujit të konsumuar për të prodhuar një T-shirt ose xhinse është e njëjtë me atë të konsumit të një personi për 13 vjet. Mbretëria e Bashkuar është eksportuesi më i madh i veshjeve të dorës së dytë.

Risultato immagini per second hand clothes

Veshjet të kësaj kategorie prej 541 milion dollarësh u eksportuan nga ky vend në vitin 2018 në Gana, Poloni dhe Pakistan, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

***

Burimi: WEF/FAcebook| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA