JOQ Albania
Home

Agim Bajko emërohet në krye të Tetatrit të Kukullave, zëvendëson kryebashkiakun e Kolonjës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/02/2020 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humoristi Agim Bajko, i cili ngeli për një kohë të gjatë pa punë, pas mbylljes së emisionit satirik në Vizion Plus, është emëruar drejtor i Teatrit të Kukullave. Në këtë post ka qenë më parë kryetari aktual i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai.

Ka qenë vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave që ka emëruar në këtë pozicion Agim Bajkon. Kujtojmë se Isai la postin që mbante prej pak kohësh, pasi u largua nga “Portokalli”, teksa u zgjodh kryetar i bashkisë më 30 qershor.

Vendimi është marrë dje, më 14 shkurt, në mbledhjen e qeverisë dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama.

Vendimi

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.