JOQ Albania
Home

Masakër në gjykatë/ Banda e armatosur futet me armë për të liruar “kapon” e tyre
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/02/2020 10:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Persona të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma kamuflazhi dhe policie sulmuan ndërtesën e një gjykate në veriperëndim të Hondurasit. Gjithçka ndodhi për të liruar liderin e grupit mafioz MS-13.

Narkotrafikanti Alexander Mendoza, i njohur ndryshe si “El Porky”, sapo kishte mbërritur në gjykatën e El Progresos, për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore, kur sulmi ndodhi.

Picture of Alexander Mendoza released by Honduran police

Të paktën 4 policë mbetën të vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e sulmit për të liruar liderin e MS-13. Kjo është një nga bandat më të dhunshme të Amerikës Qendrore.

Pas kësaj ngjarje, presidenti Hernandez ofroi një shpërblim 80 mijë dollar për këdo që jep informacion që do të çonte në arrestimin sërish të Mendozës.

Policia bën me dije se të paktën 20 persona morën pjesë në sulmin e armatosur në El Progreso dhe një prej tyre humbi jetën.

***

Burimi: BBC| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA