JOQ Albania
Home

Tronditet Manchester City, përjashtohet për dy vjet nga Champions League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/02/2020 20:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i bujshëm ka tronditur sot futbollin anglez dhe jo vetëm. Manchester City është përjashtuar për dy vite nga Champions League, për shkak se se klubi anglez ka thyer rregullat financiare që ka përcaktuar UEFA. Klubi anglezkishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit.

Ky dënim do të vihet në zbatim që nga sezoni i ardhshëm me UEFA-n që e ka marrë vendimin zyrtar dhe do t’i lërë jashtë “qytetarët” për dy sezone. Gjithashtu do të ketë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh. Një vendim i ashpër që ka tronditur klubin anglez dhe gjithë opinionin sportiv.

City u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i UEFA-s. Kjo vjen pas fakteve të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel në nëntor të 2018. “Qytetarët”, pritet të apelojë kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit për sportin (KAS). Sa i përket sezonit aktual ata do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre është Real Madrid.