JOQ Albania
Home

14 shkurti, dita kur Valentinit iu pre koka
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/02/2020 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjithnjë sot më 14 shkurt, kalendari kishtar përkujton edhe Shën Valentinin, ipeshkëv i Ternit të Italisë, pajtori i të fejuarëve dhe i njerëzve të dashuruar.

Sipas “Martirologut Jeronimian” Shën Valentinit ipeshkëv e martir, i qe prerë koka në shekullin e VIII në rrugën Flaminia në Romë për shkak të besnikërisë së tij të patrembur ndaj Krishtit dhe përhapjes së dashurisë ungjillore. Sipas disa dhënave tjera, Shën Valentini përmendet që në vitin 197 si qytetar e ipeshkëv i Ternit e , sidomos si njeri i famshëm për shenjtërinë e jetës, për bamirësinë e përvujtërinë, për apostullimin e zellshëm e për mrekullitë e ndodhura me ndërmjetësimin e tij. U burgos nën Aurelianin Perandor dhe iu pre koka në Romë. Ishte data 14 shkurt 273. Trupi iu mbart në Terni, ku edhe sot e kësaj dite ndodhen reliket e tij.

Pra, Shën Valentini është një shenjtor që mbron ata njerëz që lejojnë zemrën e tyre të drejtohet e të udhëhiqet nga dashuria e vërtetë për Zotin dhe për të afërmin.

Në shumë vende të botës, kjo festë e Shën Valentinit është Ditë kushtuar Dashurisë. Kjo festë orvatet t’i japë një kuptim e shije të vërtetë dashurisë ndërnjerëzore duke i thirrur të gjithë të rinjtë të jenë të kujdesshëm sidomos në periudhën shumë të rëndësishme të jetës së tyre, sikur është periudha e njohjes dhe e përgatitjes së thellë e të sinqertë të tyre për dashurinë e kurorëzuar me sakramentin e martesës.

Festa e Shën Valentinit u bën thirrje të rinjve e të gjithë njerëzve ta përgatisin zemrën për një akt kaq fisnik e të rëndësishëm të jetës, siç është dhurimi i plotë i vetes tjetrit për dashuri dhe me dashuri të përkushtuar e të pakushtëzuar, nënvizon Vatikani.

14 shkurti, dita kur iu pre koka Shën Valentinit të Ternit