JOQ Albania
Home

Habit mbrojtësi i kombëtares: Do e festoj “Shën Valentinin” me një shok
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/02/2020 14:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Berat Gjimshiti është një nga futbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare, teksa po shkëlqen me Atalantën në Serinë A.

Së fundmi, ka dhënë një intervistë për mediat italian, ku ka folur për dy ndeshjet e vështira kundër Romës në Serie A dhe Valencias në Champions.

Sakaq, Gjimshiti preku edhe festën e “Shën Valentinit”, ku deklaroi se do e festojë me shokun e tij të dhomës, Gosens.

Ai tha:

Shën Valentinin do e kaloj më shokun tim të dhomës, Robin Gosens. Që kur kemi qenë në dhomë bashkë ai ka shënuar më shumë. Sa për mua shpresoj të shënoj në ndeshjet e ardhshme. Të dashurës i kam dhuruar lule sot.”