JOQ Albania
Home

Rilindja paratë “lumë” për propagandë, sposorizon ende reklamë për zgjedhjet e 30 Qershorit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zgjedhjet e 30 Qershorit, të vitit të shkuar ishin "qershia mbi tortë" e diktaturës Rama, ku Partia Socialiste e vetme në garë, zaptoi 61 bashki.

Shumë ditë para 30 Qershorit, opozita e bashkuar protestoi në sheshe ku kërkonte anulimin dhe pengimin e këtyre votimeve, duke djegur mandatet dhe duke mos u regjistruar në KQZ.

U pa që numri i shqiptarëve që do të merrnin pjesë në zgjedhje do të ishte shumë i ulët, e për këtë, “propagandistët” e Rilindjes ndezën motorrët për të promovuar të kundërtën dhe duke antireklamuar kundërshtarin.

Përpjekja qe aq e madhe sa vazhdon “të mbijetojë” edhe sot.

Një reklamë e cila tregon kreun e opzitës si person i cili do të rrëmbejë zgjedhjen dhe demokracinë vazhdon të qarkullojë në rrjetet sociale, e për më tepër e sponsorizuar, çka do të thotë që mund të shihet nga shumë persona, kundrejt një pagese që i bëhet rrjetit social.

Promovimi i reklamës është bërë nga një faqe e cila është pjesë e propagandës së Rilindjes.

Shqetësimi është se, edhe pas kaq shumë kohësh, kur zgjedhjet kanë kaluar dhe mesa duket opozita është dakordësuar me situatën, Rilindja vazhdon të shpenzojë para “lumë” për një propagandë sa më të mirë.