JOQ Albania
Home

Pse OFL-ja nuk nisi me vilën tënde? Edi Rama justifikohet: E kanë radhën kriminelët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/02/2020 23:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion” ku po flet për ligjin anti-KÇK dhe aksionet e Operacionit Forca e Ligjit, të cilat janë propaganda aktuale e Rilindjes.

OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë për shumë personazhe të lidhur me krimin, por për asnjë politikan, as për Ramën, vila e të cilit nuk dihet sesa kushton.

Gjatë intervistës, drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu e ka pyetur përse aksioni i OFL-së për justifikimin e pasurisë nuk ka nisur nga Kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama është justifikuar duke thënë se e kanë radhën të dënuarit.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Pse nuk fillon nga ty për shembull? Pse s’jep ti llogari për vilën tënde, për pasurinë?

Edi Rama: Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse në këtë moment ne kemi një rezervuar, një grup njerëzish të cilët janë të dënuar. Pra i kemi listë të mbyllur. I kemi të akuzuar. Dhe policia në këtë rast nuk bën asgjë tjetër, veçse merr nga regjistri dhe bën të gjitha verifikimet e pronave të tyre dhe bëhet fjalë për pronat e tyre të deklaruara. Se pastaj këta kanë edhe plot që s’i kanë të deklaruara.