JOQ Albania
Home

Korrupsioni zgjedhor, zv.asambasadori i OSBE në Shqipëri: Kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton është shprehur gjatë një interviste se institucionet ndërkombëtare janë duke shqyrtuar se si po zbatohet ligji në Shqipëri.

Ai ka shtuar:

Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtat e njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shumë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtate e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë.’’

Më pas ka deklaruar se është pozitive kur partitë ulen dhe flasin së bashku kundër korrupsionit zgjedhor dhe se ky fenomen i shëmtuar duhet zgjidhur.

Po ashtu Wilton ka kërkuar që të jenë vetë aktorët politikë ata që duhet të heqin dorë nga krimet zgjedhore.

Dhe ka vazhduar më tej:

Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar. Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votjnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë.’’