JOQ Albania
Home

Plas keq sherri/ ‘I keni ndarë ca janë të Sajmirit, ca janë të Erionit’, kush ia bëri 8 me 2 Ballës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 20:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e djeshmë në mbjedhjen e asamblesë së PS-së në Tiranë. E shkak për këtë është bërë përzgjedhja e emrave të kandidatëve të Asamblesë Kombëtare që pritet të dalë nga kongresi.

Mësohet se  Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të PS aktualisht, ka kërkuar informacion mbi përzgjedhjen e kandidatëve të rij.

Debati është zhvilluar midis tij dhe Ballës. Ku ka degraduar në tone të ashpëra dhe Balla i ka thënë të pushojë dhe se për sa kohë të jetë ai në PS-së nëse Cenollari flet më ashtu si foli në këtë mbledhje nuk do të jetë më pjesë e kësaj partie.

Pjesë nga debati:

Balla: Ulu, pusho.

Cenollari: Unë nuk ulem të pushoj kur do ti. Unë ulem të pushoj kur ti të më japësh përgjigjen e asaj që kërkova.

Balla: Mos fol si horr.

Cenollari: Ktheje mbrapsh atë fjalë. Mos m’u drejto mua me këtë gjuhë. Dëgjo Taulant Balla, se nuk po e bën debatin politik këtu, po personal. Kush i ka zgjedhur emrat? Kjo këtu? (drejtohet nga Gjylameti). Nuk është mirë si po i trajtoni socialistët, si po i përzgjidhni njerëzit. I keni ndarë socialistët në komunistë dhe ballistë. I keni ndarë ca janë të Sajmirit, ca janë të Erionit. Po janë të gjithë socialistë. I keni lënë rrugëve. Nuk po i pyesni më. Po shkatërroni bazën e partisë. Mënyra e shëmtuar si po veproni me njerëzit është për të ardhur keq. Të gjithë do jeni në pozicionin tim një ditë. Se një ditë PS do të jetë në opozitë. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Ne do të ferkojmë njëri tjetrin nga krahët. Sot që jemi në pushtet, po hamë njëri tjetrin. Kjo nuk është e drejtë.

Balla: Pusho se do të nxjerr jashtë. Sa të jem unë, po fole kështu, nuk do jesh më në PS.