JOQ Albania
Home

Paketa Anti-KÇK, avokati Ngjela: Ide komuniste, nuk ka për qëllim luftimin e krimit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me paketën Anti-KÇK, ku ka vijuar me një sërë akuzash ndaj qeverisë.

Sipas tij, akti normativ i nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK i kalon kufijtë e një akti dhe lë mundësi për abuzim. Ngjela thotë se ky akt normativ mund edhe të bëjë gjëmën.

Ai shprehet:

I kapërcen kufijtë e një akti normativ. Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën.

Në lidhje me aktin normativ, avokati ka një shqetësim madhor. Ai e cilëson këtë si një ide komuniste nga ana e mazhorancës, e cila nuk ka për qëllimin luftimin e krim it por pasurinë.

Ngjela vijoi:

Nëse është ndërmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm.