JOQ Albania
Home

12 persona kontrollohen në Aeroportin e Prishtinës, u dyshuan për koronavirus
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 13/02/2020 18:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

12 persona janë kontrolluar në Aeroportin e Prishtinës, për të parë nëse janë të prekur më virusin korona. Për fatin e mirë, të gjithë dolën negativë.

Këtë gjë e ka thënë drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, i cili shtoi se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht me këtë virus.

Ndërkohë, Bashkim Gllareva, pjesë e ekipit mjekësor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se deri më tani në aeroport janë bërë 12 ekzaminime të personave të dyshuar me këtë virus, e që kishin ardhur nga vendet endemike.

Gjithashtu, ai tha se në aeroport gjenden dy dhoma të izolimit, ku mund t’i fusin personat e dyshuar, deri sa ata të dërgohen në Klinikën Infektive.