JOQ Albania
Home

I ngordhën 70 bagëti brenda dy javëve, fermeri: Janë gati 20 të tjerë, Ministria e Bujqësisë nuk më ndihmoi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 17:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Faik Nelku është një fermer në zonën e Petrelës në Tiranë, i cili ka rrëfyer një rast të pazakontë dhe thuajse të padëgjuar ndonjëherë në vendin tonë. Ai bën me dije se i kanë ngordhur 70 bagëti në mënyrë të menjëhershme.

Fermeri ngre shqetësimin madhor, duke theksuar se mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje që i ka prekur. Ngordhja e 70 dhive ka ndodhur në një afat kohor prej 2 javësh.

Edhe pse ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Bujqësisë, ai nuk ka marrë asnjë përgjigje.  Ndërkohë shton se 20 të tjerë janë gati për të ngordhur.

Faik Nelku shprehet:

Kam pasur 140 kokë bagëti më kanë ngodhur 70 krerë. Nuk e di ka dalë një sëmundje që nuk kam bërë një vaksivë që duhej bërë. Atë kanë nxjerrë shkak, por veterineri duhet të më tregonte më parë. Sipas veterinerit, hoqa jonxhën, pas vaksinave i kam përdorur të gjitha. Ka mbi dy javë. Më ngordhin 10-15 çdo ditë. Sot që isha te drejtoria, sot më thanë mua do të shkosh në komunë dhe atje do të kesh një dëmshpërblim. Nuk po kërkoja lekët, por që mos të përhapej sëmundja. Nuk kam lënë njeri pa sjellë këtu. Bëra një kerkesë në ministri. Unë kam 15 vite që kam bagëti dhe nuk më ka ndodhur më parë.Në Greqi kam punuar. Mund të më mbarojë tufa, sot më thanë mund të ndihmojmë ndonjë krah nëpëmjet komunës, pastaj për ndordhjen do të verifikohet. Kam qenë tek ministria e Bujqësisë, me dhanë një letër. Nuk kam gjetur asnjë zgjidhje. Po të gjitha bagëtitë po ngordhin. 20 janë gati për të ngordhur.  Kam shkuar tek drejtoria e Ministrisë së Bujqësisë nuk me kanë dhënë zgjidhje.