JOQ Albania
Home

Gazetari: Shqiptarët do t’i paguajnë më shtrenjtë telefonatat e do përgjohen nga një polic militant
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 17:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për atë që po ndodh në Shqipëri.

Me ironi ai thotë se jeta e qytetarëve shqiptarë u bë më e mirë këtë javë, pasi shumë shpejt të gjithë shqiptarët do të përgjohen nga një polic i thjeshtë, pa urdhër gjykate dhe pa autorizim në prokurori.

Gazetari shprehet se kjo është shkelje themelore e të drejtave të njeriut. Sipas Tomorrit ditën që doli ky projektligj disa kompani telefonike rritën tarifat.

Po ashtu gazetari në postimin e tij shkruan tani shqiptarëve u ka mbetur të flasin në telefon, të paguajnë me shtrenjtë dhe të pergjohen nga një polic militant.

Postimi i plotë:

Celularet te grabisin, policia te pergjon Jeta e qytetareve shqiptare u be me e mire kete jave. Shume shpejt, cdo shqiptar nga 0 deri ne 100 vjec mund te pergjohet nga nje polic i thjesht, pa urdher gjykate, pa autorizim prokurori. Kjo eshte shkelje flagrante e te drejtave themelore te njerit. Dhe shpesh regjimet qe shkelin te drejtat themelore, jane njekohesisht edhe regjime kleptokratike, ku kasta sunduese grabit cdo dite qytetaret e vet. Ironikisht diten qe doli projektligji i pergjimeve, kompanite celulare, te pakten 2 prej tyre, Vodafone dhe Albtelekom kane rritur tarifat ne menyre te sinkronizuar. AKEP dhe Autoriteti i Konkurrences dredhin zinxhiret. Ne nje shtet normal, kete nuk do te guxonte ta bente asnje kompani. Por kur bien te drejtat e njeriut, ligji dhe institucionet perdoren jo per te mbrojtur qytetaret, por per t'i grabitur ata. Tani shqiptareve u kane mbetur te flasin ne telefon. Te paguajne me shtrenjte dhe te pergjohen nga nje polic militant.’’