JOQ Albania
Home

Ulërima në zyrë, çfarë e shkaktoi debatin me grushte mes zyrtarëve të AKU-së
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 17:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një debat është përkthyer në sherr me grushte në Drejtorinë Rajonale të AKU në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mes një inspektoreje në Tiranë dhe drejtorit të komanduar.

Konflikti ka ardhur pikërisht për inspektimet ditore, ku drejtori është rrahur me grushte me bashkëshortin e inspektores. Por çfarë ka ndodhur? Cili ka qenë motivi i kësaj zënke kaq të madhe?

Bëhet me dije se situata ka nisur sot rreth orës 9 të mëngjesit. Dy personat që janë konfliktuar janë Inspektorja e AKU, Elva Dani dhe drejtori rajonal i AKU-së, Arbër Nuri.

Duke qenë se Elva Dani kishte ditën e dezhurnit, ajo ka shkruar të firmosë urdhrin e inspektimit për sot, por drejtori nuk ka pranuar.

Ai është shprehur se Dani nuk duhet të dilte nga institucioni pasi kishte një detyre brenda saj.

Pas një debati me të ulëritura në zyrën e Nurit, Dani marrë në telefon burrin e saj, i cili është specialist pranë Sektorit të Laboratorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU, Aleksandër Dani.

Ky i fundit, pak minuta më vonë ka mbërritur pranë Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, duke e telefonuar drejtorin. I ka kërkuar që të zbresë poshtë, pra në oborrin e godinës së AKU.

Pas konfliktit verbal, situata ka gjeneruar dhunë e grushte mes tyre dhe është dashur ndërhyrja e disa punonjësve të AKU Tiranë për t’i ndarë.