JOQ Albania
Home

S’është grabitje, përse punonjësit e kësaj banke shtrihen të gjithë në dysheme
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/02/2020 17:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse të gjithë punonjësit e një banke shtrihen në dysheme do të thotë se një grabitje po ndodh.

Por në një bankë në Hamburg punonjësit shtrihen në dysheme për një arsye tjetër.

Ata veshin atlete dhe veshje sportive, pas orarit të punës dhe shtrihen në dysheme. Përse e bëjnë këtë?

Këtë gjë ata e cilësojnë si palestër pas pune. Ata shtrihen në dysheme dhe mbajnë krahët hapur.

Këtë gjë ata e bëjnë për të larguar stresin dhe shumica prej tyre thonë se është një mënyrë mjaft efikase. André Grunert, zëdhënësi i kësaj banke ka thënë:

Degët tona rregullisht organizojnë një shumëllojshmëri aktivitetesh dhe këtu përfshihet dhe palestra pas pune.’’

Ndërsa fotot e stafit të kësaj banke duke bërë palestër pas pune ka shkatuar një habi të madhe te të gjithë ata që i kanë parë.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania