JOQ Albania
Home

‘Nuk kemi kryetar bashkie ne’/ Shpërthejnë ujërat e zeza, banorët i frikësohen infeksioneve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 16:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bllokimi i pusetave të ujërave të zeza vijon të jetë një problem për banorët në zonën e rrugës së Thesarit. Ata shprehen se era e keqe nga ujerat e zeza dhe mbeturinat mund t'i shkaktojnë ndonjë infeksion.

Ata i druhen dhe i frikësohen kësaj të fundit. Edhe pse thuhet se u bënë punime dy javë më parë në atë zonë, tanimë bashkisë i kanë 'plasur ujërat'.

Ja çfarë thonë banorët:

Me këmbë në hale kalojmë.
Nuk kemi kryetar bashkie, as administrator.

Si me kapak, si pa kapak, pusetat në zonën e rrugës së Thesarit nuk kryejnë procesin e tyre.

Një tjetër shqetësim janë rrugët pa infrastrukturë por edhe mbeturinat që hidhen sa andej-këtej pa kriter.