JOQ Albania
Home

Zjarri ‘përpiu’ 80-vjeçaren në kasolle, flet i shoqi: Qentë po lehnin, menduam se ishte ndonjë ujk
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/02/2020 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Gjorm në Vlorë, ku humbi jetën një grua pasi kishte rënë zjarr në kasollen e stanit. Mësohet se e moshuara ishte e paralizuar dhe për pasojë nuk mund të lëvizte dot.

I shoqi i Selfi Zenelajt, 80 vjeç e cila humbi jetën, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka thënë se nuk ndodhej në shtëpi kur ra zjarri, madje as djali i tyre.

Shkëlqim Zenelaj pati thënë se ata morën një sinjal nga lehjet e qenve gjatë natës, por menduan se mos ndoshta ndonjë ujk i ishte afruar bagëtive të tyre.

Ata asnjëherë nuk kishin menduar se mund të digjej kasollja e për pasojë e gjetën 80-vjeçaren e paralizuar të vdekur herët në mëngjes.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detaje të tjera nga kjo tragjedi që dyshohet se u shkaktua nga zjarri i oxhakut për ngrohje.