JOQ Albania
Home

Sipas filozofit shqiptar/ Shqiptarët e Maqedonisë po e humbin identitetin kombëtar, fenë e kanë vendosur mbi kombin
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13/02/2020 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Blerim Latif, profesori i Filozofisë Politike, ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e duan islamin dhe jo kombin. Sipas tij, po vetë-zhduken si shqiptarë. Latifi ka thënë se po e humbin identitetin kombëtar, për shkak se fenë e kanë vendosur mbi kombin.

“Shqiptarëve në Maqedoni po ju ndodh ajo që më herët u ka ndodh shqiptarëve muslimanë në Mal të Zi dhe Novi Pazar: po e humbin identitetin kombëtar, për shkak se fenë e kanë vendosur mbi kombin”, ka shkruar Latifi në Fcebook.

Ai veçon se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po ju ndodh ajo që më herët u ka ndodh shqiptarëve muslimanë në Mal të Zi dhe Novi Pazar. "Po e humbin identitetin kombëtar, për shkak se fenë e kanë vendosur mbi kombin. Pas një shekulli do të dalë një Marin Mema për të bërë ndonjë dokumentar “Gjurmë shqiptare në Maqedoni", shkruan mes tjerash Latifi.