JOQ Albania
Home

I thanë se nuk e meritonte fitoren, vjen reagimi i Jones
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/02/2020 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampioni i UFC në kategorinë gjysmë të rëndë, Jone Jones, ka reaguar pas kritikave që erdhën në drejtim të tij për fitoren e së shtunës, të arritur kundër Dominic Reyes, me të cilën mbrojti titullin kampion.

Jones mori kritika nga tifozët sipas të cilëve nuk e meritonte fitoren kundër Dominic, por ishte juria ata që e favorizuan amerikanin.

Këtyre zërave u është përgjigjur vetë luftëtari, i cili me një postim në llogarinë e tij private ironizoi me kundështarin.

Ai shkroi:

Në vend se të kontestoni fitoren time, shikojeni gjendjen fizike të Dominic. Më bëhet qejfi se sa herë unë ndeshëm me dikë, të gjithë bëjnë tifo për kundërshtarin tim."

Kujtojmë se Jon Jones është momentalisht më i miri në UFC, në kategorinë e tij, ku vazhdon ta mbrojë titullin e kampionit.