JOQ Albania
Home

Ibrahimoviç ndez sfidën me Juven: Nuk njoh asnjë CR7
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/02/2020 10:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveçse një lojtar i madh në fushën e lojës, Zlatan Ibrahimoviç, është edhe një personazh mjaft karizmatik jashtë futbollit.  Së fundmi, në prag të ndeshjes me Juventusin, në Kupën e Italisë, suedezi ka marrë çmimin “Tapiro d’Oro”.

Në një bashkëbisedi me gazetarin Valerio Stafeli, ky i fundit e ka pyetur Ibrën nëse futbollistët e Milanit meritojnë ndoshta pak piper në prapanicë që të zgjohen dhe suedezi nuk e ka mohuar. Më pas, Ibra bëhet disi më serioz kur pyetet për duelin e mbrëmjes së sotme me Kristiano Ronaldon.

Ai tha:

Dueli im me CR7-ën? Kush është ky? Nuk e njoh. Doja të thosha se e di kush është nëse është në fushën e lojës, por jashtë fushe nuk e njoh. Shkëndija mes nesh? Jo, jo, absolutisht. Ai është një profesionist shumë i zoti dhe po bën mjaft mirë me Juventusin. Por edhe unë po bëj shumë mirë me Milanin, prandaj vazhdojmë…”.