JOQ Albania
Home

Zidane e përplasi me makinë/ Burri përfiton nga rasti të bëjë një selfie: Nuk dëshironte ta mbyllnim aty
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/02/2020 8:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa ishte duke shkuar në stërvitje me Real Madridin, legjenda e futbollit, Zinedine Zidane, u bë pjesë e një aksidenti të vogël.

Ai goditi me makinën e tij nga mbrapa një automjet tjetër, duke i shkaktuar dëme të vogla.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, burri që ndodhej në makinën tjetër, ishte lumturuar kur kishte parë se kush e kishte goditur.

Ai u shpreh:

Sapo e pashë duke dalë nga makina e njoha dhe i thashë ‘do të kisha dashur të të njihja në rrethana të tjera por edhe kështu nuk është keq’. E pyeta nëse mund të bënim një selfie, pasi njerëzit nuk do të më besonin që më kishte goditur Zidan me makinë. Ai ishte shumë miqësor dhe më tha po, hoqi kapelen dhe bëmë një foto. I thashë gjithashtu se nëse dëshironte e mbyllnim aty, por nuk dëshironte pasi do të largohej shpejt para se të afroheshin kureshtarë për ta fotografuar këtë aksident. Më pas, më kontaktuan avokatët e Zidan për dëmet e makinës dhe detajet e aksidentit. Më thanë që ishin shumë mirënjohës, pasi Zidan po shkonte në stërvitje dhe ishte me ngut, ndaj edhe më falënderonte që nuk e kisha ndalur për të kërkuar autografe, fanella apo bileta”.