JOQ Albania
Home

Macron turpërohet para polakëve, makina e lë në baltë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/02/2020 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Makina presidenciale është më së shpeshti pasqyrë e shtetit që përfaqëson, të paktën në vendet që kanë industrinë e tyre të automjeteve. Franca është ndoshta shembulli më i mirë pasi presidentët e saj kanë përdorur gjithnjë shërbimet e prodhuesve vendas për dekada.

Kështu dhe Emmanuel Macron, i cili pasi përdori fillimisht një Peugeot 5008, iu kthye një Renault-i Espace, me të cilin po udhëton prej vitesh. Por së fundi në Poloni i ndodhi një e papritur e pakëndshme, për atë vetë e për prestigjin francez.

Përkatësisht, gjatë një vizite zyrtare në Varshavë, ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Espace u prish.

Auto Macron

Sipas uebfaqes polake Dziennik, pas takimit me presidentin polak, Macron duhej ta merrte Espace-in për një vendndodhje tjetër në kuadër të vizitave, por protokolli duhej të ndryshohej sepse Renault-i nuk po ndizej. Ambasadori francez i erdhi në ndihmë duke i ofruar një Citroen C6 si një mjet zëvendësimi.

Kjo ngjarje pritet të ketë pasoja dhe ka të ngjarë të fillojë një hetim. Kjo edhe nga fakti se mediat polake e përdorën këtë ndodhi për të bërë shaka me besueshmërinë e makinave franceze.

Auto Macron

***

Burimi: Autoprove|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania