JOQ Albania
Home

Dalin pamjet e rrëzimit të helikopterit ku po udhëtonte Kobe Bryant
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2020 13:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para disa ditësh, një fatkeqësi madhe tronditi botën e sportit dhe jo vetëm. Kobe Bryant, vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën pas rënies së helikopterit.

Megjithatë ekspertët po studiojnë akoma për të nxjerrë shkakun e vërtetë.

“Inside Edition” ka publikuar një video në momentin kur helikopteri po humbet lartësi në mënyrë shumë të shpejtë.

Një element që vihet re është trajektorja me të cilën bie mjeti fluturues, çka të jep idenë se ka pasur më parë një përplasje të mëparshme me faqen e malit ose ka në të ka ndodhur një problem i rëndë mekanik.

Për më tepër ndiqni videon: