JOQ Albania
Home

I veshur me kostumin e Spider Man, burri pastron plazhin nga mbeturinat para orës 7 të mëngjesit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/02/2020 10:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të përdorësh kostumin e heroit të Spider Man me qëllim eleminimin e mbetjeve platike në vend. Ky është 36 vjeçari në Indonezi, nisma e të cilit për këtë fenomen problematik pati impakt të madh te qytetarët.

I riu nga Indonezia ka nisur fushatën kundër mbetjeve nën ndikimin e proverbës së famshme të personazhit superhero Peter Parker ose i njohur ndryshe Spider-Man, që thotë se “Me fuqinë e madhe vjen përgjegjësia e shkëlqyer”.

Rudy Hartoono ka nisur me fushatën e tij për eleminimin e mbejtjeve që kanë bllokuar qytetin në bregdetin perëndimor të ishullit Sulavvesi në Indonezi. Sot, ai është një superhero i veshur me kostumin e Spider Man-it teksa shkon nëpër plazhe, rrugë dhe kanale për të pastruar mbeturinat, duke pasur në vëmendje më së shumti materialet plastike.

Risultato immagini per Rudy Hartoono, spider man

Hartoono u shpreh:

Në fillim kam bërë të njëjtën gjë, pra kam pastruar mbetjet, por pa veshur këtë kostum që kam tani dhe nuk tërhoqa vëmëndjen e njerëzve që të më bashkoheshin për të mbledhur plehrat në të mirë të komunitetit. Por, pasi vesha kostumin e njohur vura re që përgjigja e publikut ishte e jashtëzakonshme.”

Hartoono tregon se blerja e kostumit në fillim ishte me qëllimin e vetëm për të kënaqur nipin e tij që si shumë fëmijë të tjerë adhuron përsonazhin e Spider-Manit.

Një qytetar u shpreh se tërheqja e njerëzve erdhi pikërisht nga kjo gjë dhe se ishte e nevojshme për ti inkurajuar ata të ishin pjesë e kësaj nisme.

Risultato immagini per Rudy Hartoono, spider man

Qytetari deklaroi:

Na duhej një model kreativ për të nxitur angazhimin e njerëzve në mbrotjen e mjedisit”.

Hartoono zakonisht nis mbledhjen e mbeturinave si spiderman përpara se të nisë punën e tij në një kafe në 7 të mëngjesit. Përpjeket e tij kanë vënë në qendër të vëmëndjes për çështjen e mbeturinave në rang kombëtar.

Nga ana tjetër kjo nismë e tij ka patur edhe impakt televiziv teksa së fundmi Hartoono është ftuar në studio televizive dhe emisione i veshur me kostumin e super heroit teksa tregon nismën dhe punën e tij në mbrojtje të mjedisit.

Risultato immagini per Rudy Hartoono, spider man

Sipas një studimi të revistës Science, Indonezia është vendi i katërt më i populluar në botë që gjeneron në total 3.2 milionë ton mbeturina në vit me gati gjysmën e kësaj sasie që përfundon në det.

I njëjti studim vlerësoi gjithashtu arkipelagun e më shumë se 17,000 ishujve si prodhuesi i dytë më i madh në botë i ndotësve plastikë në oqeanet pas Kinës.

Risultato immagini per Rudy Hartoono, spider man

***

Burimi: Reutrers|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania