JOQ Albania
Home

Mezi pritën të miratohej ligji, vajzat lesbike martohen pas 6 vitesh dashuri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/02/2020 9:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ligji për martesat e së njëjtës gjini u miratua muajin e kaluar në Irlandën e Veriut. Dasma e parë e personave të së njëjtës gjini mes dy vajzave është realizuar në Irlandën e Veriut.

Sharni Edwards and Robyn Peoples Same-Sex Marriage In Northern Ireland

Robyn Peoples, 26 vjeçe dhe Sharni Edwards, 27 vjeçe kurorëzuan dashurinë me martesë në qytetin Andrim. Dy vajzat vendosën të martoheshin pas gjashtë vitesh histori dashurie.

Ligji u ndryshua zyrtarisht në 13 janar, por bazuar në rastet e martesave "gay", çiftet duhet të regjistrojnë dasmat e tyre të paktën 28 ditë më parë që të realizoheshin dasmat. Pas celebrimit të dashurisë së tyre, dy vajzat janë nisur për në Qipro, ku do të festojnë muajin e mjaltit.

Sharni Edwards and Robyn Peoples Same-Sex Marriage In Northern Ireland

Para ditës së madhe, Robyn tha për BBC:

Jemi të dyja shumë nervoze por edhe shumë të emocionuara. S'na besohet ajo që do të ndodhë javën e ardhshme. Dua të falenderoj të gjithë në Irlandën e Veriut që e bënë këtë gjë të mundur për ne”.

Sharni Edwards and Robyn Peoples Same-Sex Marriage In Northern Ireland

Nga ana tjetër, Sharni u shpreh për Pink News:

është sureale për mua. Më duhet ende të pickoj veten për ta besuar. Ndihem e hutuar dhe shumë e lumtur. Brezi i ri duhet të shikojë përpara dhe ta kuptojë se është normale për një grua që të dashurojë një grua tjetër. Jemi shumë falenderuese për fushatën “Love Equality”, ku është luftuar për dashurinë tonë. Po të mos ishte për punën e tyre të fortë dhe mbështetjen që na kanë dhënë, nuk do të ishim këtu tani. Do të bëjmë martesën civile gjatë javës së ardhshme”.

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania