JOQ Albania
Home

Liverpooli futet në garë për shërbimet e Marash Kumbullës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2020 8:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm 20-vjeç, Marash Kumbulla është sot futbollisti momentit në Serinë A dhe jo vetë. Paraqitjet e tij fantastike me Veronën kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë klubeve “big” të Europës,.

Teksa Napoli dhe Interi e duan prej kohësh, së fundi, në garë për të është futur edhe Liverpooli.

Mediat angleze shkruajnë se kampionët e Europës në fuqi, po monitorojnë futbollistin dhe janë të fundit që i janë shtuar klubeve kandidatë për Kumbullën.

Në listë gjenden edhe emra të tjerë prestigjiozë si Manchester United apo dhe City, ndërsa shifra që duhet t'i paguhet sot Veronës për shërbimet e lojtarit është 25 mln euro.

Kujtojmë që ndeshj e fundit në kampionat përballë Juventusit ishte një test i rëndësishëm për shqiptarin, i cili nuk u druajt aspak përballë Ronaldos me shokë dhe bëri një paraqitje fantastike.

Burimi: Dialy Mail | Përshtati: JOQ Albania