JOQ Albania
Home

Po shkëlqen te Dordmundi, klubi i madh europian hidhet në sulm për Erling Haland
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/02/2020 8:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City ka nevojë për ndryshime në ekip dhe klubi i kaltër kërkon ta nisë nga reparti i sulmit. Drejtuesit janë hedhur në sulm për të gjetur pasardhësin Serxho Agueros.

“Qytetarët” dëshirojnë një “bomber” para portës dhe alternativa e parë është Erling Haland i Borusia Dortmundit.

Media britanike “90min” shkruan se klubi anglez do të tentojë ta blejë sulmuesin norvegjez në verën e vitit 2021, kur skadon dhe kontrata e Agueros me Manchester Citun.

Nëse Dortmundi do të nxirrte në treg Halandin, City duhet të paguajë dhe klauzolën e prishjes së kontratës me verdhezinjtë e cila kap shifrën e 75 milionë €.

Megjithatë, trajneri i Pep Guardiola ka përzgjedhur një alternativë të dytë nëse operacioni për transferimin e Halandit dështon.

Katalanasi ka futur në listë dhe Mauro Ikardin, po argjentinasi mund të blihet nga PSG-ja në përfundim të këtij sezoni. Të shohim cila do jetë zgjedhja e Cityt...