JOQ Albania
Home

Neymar do luajë në Amerikë, zbulohet pakti me David Beckham
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2020 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar JR do jetë një futbollist i Inter Miami në të ardhmen. Të paktën kështu ka arritur një pakt me presidentin e ekipit amerikan, David Beckham.

Ky i fundit ka shpalosur së fundmi bisedat mes tij dhe sulmuesit të PSG-së, në të cilat kanë rënë dakord që ky i fundit të nënshkruajë kontratë me Miami Inter pas 10 vitesh.

Skuadra amerikane do të fillojë garimin në Major League Soccer (MLS) muajin e ardhshëm. Lajmin e konfirmoi vetë Beckham gjatë një interviste për "Otro".

Sigurisht, pa firmën në kontratë, nuk mund të quhet i sigurt kalimi i Neymar te Miami, por duke parë karakterin e çuditshëm të lojtarit gjithçka mund të ndodhë.

Neymar momentalisht po luan me PSG, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Gjatë 14 ndeshjeve me parisienet këtë sezon, sulmuesi ka arritur të shënojë 13 gola dhe gjashtë asiste në Ligën e Parë franceze.