JOQ Albania
Home

E turpshme në La Liga/ Trajneri ofendon “yllin” e Real Madridit me gjeste raciste
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2020 16:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod i shëmtuar ka ndodhur së fundmi në një ndeshje të La Ligës. Trajneri i fitnesit të Mallorcas, Dani Pastori, ka bërë gjeste racizmi gjatë ndeshjes së ekipit spanjoll kundër Espanyolit në kuadër të javës së 23-të.

Gjithçka ndodhur kur një lojtar i Mallorcas, u zëvendësua nga loja për t’i lënë vend 18-vjeçarit, Takefusa Kubos, i cili është i huazuar nga Real Madrid.

Japonezi ra pre e racizmit në atë momentet që po futej në fushë.

Teksa po bëhej gati të futej në lojë, në prapavijën e kamerës shihej Pasori duke i zgjeruar sytë me gishtrinjë duke menduar ta imitonte pamjen e 18-vjeçarit.

Veprimi i trajnerit nuk la pa rënë në sy dhe u komentua shumë në rrjetet sociale.