JOQ Albania
Home

Historike, banorët e këtij shteti përjetojnë borën e dytë në 100 vjet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/02/2020 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e Bagdadit po shijojnë borën e rënë, për herë të dytë në 100 vjet. Më parë ajo ra në vitin 2008, por ishte e dobët dhe u shkri shpejt.

Shumë irakenë të rinj dhe të vjetër thonë se kjo është hera e parë që kanë parë reshje të vërteta të dëborës në Bagdad. Amer el Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut u shpreh se bora mund të bjerë deri nesër, duke pasur parasysh motin e ftohtë.

Vala e ftohtë erdhi nga Evropa. Banorët e Bagdadit janë shumë më të mësuar me nxehtësinë sesa të ftohtit. Temperatura më e lartë e matur në këtë qytet është 51 gradë Celsius.

Dëbora është një dukuri më e zakonshme në Irakun verior, ku ka rënë në Mosul, por shumë rrallë është parë në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

***

Burimi: CNA|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania