JOQ Albania
Home

Bayerni gati për goditjen e madhe në merkato, tenton “yllin” e Liverpoolit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2020 14:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i bujshëm po qarkullon së fundmi në mediat britanike. "The Sun" shkruan për një ofertë të Bajernit të Mynihut për sulmuesin brazilian e Liverpoolit, Roberto Firminon.

Sipas anglezëve, gjermanët kanë përgatitur 88 milionë euro për sulmuesin e kuq.

Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të një zëvendësuesi të Robert Levandovskit, i cili në verë mbush 32 vjeç. Firmino është një njohës i vjetër i Bundesligës, pasi ka luajtur më parë me skuadrën e Hofenhaimit në Gjermani.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Klopit, i cili ka krijuar treshen perfekte në sulmin e kryesuesve të kampionatit anglez.

SalahMane-Firmino janë pa dyshim zemra dhe truri i “The Reds”.

Gjithsesi, kontrata e lojtarit me skuadrën aktuale skadon në vitin 2023, por drejtuesit nuk e kanë përjashtuar një shitje në verë të lojtarit për shuma të mëdha. Trajneri Jyrgen Klop po kërkon prej kohësh sulmuesin e Lajpcigut, Timo Verner, në skuadrën e tij.