JOQ Albania
Home

Juventusi projekton rikthimin e Allegrit në stolin e ekipit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2020 13:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi është pranë një lëvizje të çmendur. Klubi bardhezi është gati të shkarkojë Maurizo Sarrin dhe të rikthejë në stol edhe njëherë tjetër Masimiliano Alegrin.

Presidenti Anjeli, i cili ka një lidhje të fortë miqësore me Alegrin, po mendon që të bëjë rokadën e bujshme në stol, por gjithnjë nëse situata e rezultateve dhe brenda dhomës së zhveshjes do të precipitonte.

Është pikërisht ky zë i bujshëm që po qarkullon në orët e fundit në shtëpinë e “Zonjës”, ku sipas “La Repubblica”, Andrea Anjeli mund të vendosë të rikthejë në stol ish-trajnerin e bardhezinjve.

Situata e keqe që po kalon momentalisht Juventusi, duket se ka bërë drejtuesit të mendojnë seriozisht këtë lëvizje...