JOQ Albania
Home

Hapet papritur gropa në rrugë, “kollofit” brenda makinën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/02/2020 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Stuhia e fuqishme "Kiara" goditi të gjithë Britaninë mbrëmjen e kaluar. Për shkak të saj, toka u hap dhe një makinë u fut brenda një grope.

Ngjarja ndodhi në zonën e Essexit. Fatmirësisht, shoferi dhe familja ishin brenda në shtëpi dhe asnjë person nuk u lëndua nga ky incident.

Ndërkohë, banorët e shtëpive në atë zonë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve. Fotografitë dramatike tregojnë automjetin e zhytur në vrimë, të rrethuar nga punonjësit e urgjencës që u përpoqën ta nxirrnin jashtë.

Vrima masive u shfaq në orët e para të mëngjesit në Essex dhe banorët e zonës thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe jashtë.

Stuhia Kiara pritet që të godasë edhe Shqipërinë. Sipas sinoptikanëve, në mesjavë pritet ndryshim drastik moti, me temperatura nën zera dhe reshje dëbore.

***

Burimi: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania