JOQ Albania
Home

Infermieret e pakualifikuara bëjnë lindjen në shtëpi, i thyejnë këmbën foshnjes
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/02/2020 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët rusë kanë akuzuan dy prindër që punësuan infermiere-mami të pakualifikuara për të bërë lindje në shtëpi. Arsyeja e sulmit është se fëmija theu këmbët teksa po vinte në jetë.

Pamjet shokuese që janë shfaqur në rrjet tregojnë këmbët blu të djalit pasi dy infermieret amatore nuk arritën ta nxirrnin në pozicionin e duhur. Ky rast shqetësues ka ndodhur në qytetin Voronezh, Rusi.

Foshnja kishte këmbët para dhe të dy infermieret u kapën nga paniku. Ato u vonuan për të marrë vendimin për ta çuar në spital.

Infermieret vazhdonin të tërhiqnin këmbën e fëmijës dhe i thonin babait se nuk dëshironin të thërrisnin ambulancës, pasi mund të përballeshin me ligjin. Kur lindja u bë kritike, ato detyruan nënën që të hipte në makinë për t'i çuar në maternitet.

Gjatë kësaj kohe, këmbët e foshnjes kishin dalë. Zëdhënësja e spitalit, Oksana Kozlova tha se mjekët u përballën me një rast të rëndë, por ia dolën që të shpëtonin jetën e foshnjës dhe të nënës.

***

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania