JOQ Albania
Home

Francesko Toti nuk i ndahet futbollit, nis aventurën e re
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 22:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Francesko Toti e ka të pamundur të qëndrojë larg futbollit. Legjenda e Romës dhe kombëtares italiane ka nisur profesionin e tij të ri, teksa tashmë do fokusohet në fushën e drejtimit.

Ai ka hapur agjencinë e tij të konsultimit sportiv dhe menaxhimit. Legjenda italiane e bëri të ditur diçka të tillë përmes prolit të tij në Instagram.

Totti do të mundohet të zbulojë talente të rinj përreth Italisë. Emra të rëndësishëm mund të binden lehtë të jenë në menaxhimin e legjendës italiane duke ditur njohjet dhe impaktin e tij në futbollin italian dhe në Europë.

Ai shkruan:

Filloi një aventurë e re. Jam krenar të njoftoj që kam krijuar dy kompani këshillimi dhe asistence për klube dhe futbollistë me qendër në Romë: CT10 dhe IT Scouting.