JOQ Albania
Home

Rei Manaj vazhdon të stërvitet përkrah Lionel Messit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 18:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rey Manaj vazhdon të ftohet rregullisht në stërvitje me ekipin e parë të Barcelonës nga trajneri Setien.

Sulmuesi shqiptar, në dy javët e fundit është stërvitur rregullisht me klubin e parë katalanas, por pamundur të fitojë ftesën e trajnerit për ndeshjet zyrtare.

Manaj ka mundësinë ta shfrytëzojë mungesën e sulmuesit qendror për të depërtuar në ekipin e parë, pas dëmtimit të Luis Suarezit dhe Ousmane Dembele.

Përveç Manajt, edhe lojtarë të tjerë nga Barcelona B si Sergi Puig, Guillem, Pena, Araujo, Cuenca, Riqui Puig dhe Matheus janë stërvitur gjithashtu me ekipin e parë.

Mbetet të shihet kësaj radhe nëse Manaj do të marrë ftesë në ekipin e parë apo jo. Tjetër lajm i mirë për katalanasit është edhe rikthimi i Gerard Pique në seancën e sotme stërvitore.