JOQ Albania
Home

“Mike Tyson kërkon të rikthehet në ring, do të shkatërrojë Wilderin”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një hipotezë e çmendur është hedhur së fundmi nga ish-kampioni i botës në boks, Shannon Briggs.

Ai ka deklaruar se legjenda e boksit, Mike Tyson, tashmë në moshën 53-vjeçare dëshiron të rikthehet edhe njëherë në ring.

Sipas Shannon, Mike kërkon një duel me boksierin që aktualisht është në aktivitet, Deontay Wilder.

Gjithmonë sipas Shannon, Tyson e ka marrë seriozisht këtë ide dhe e do me ç'do kusht një rikthim të bujshëm, pasi do t'iu tregojë të gjithëve si shkatërrohet Wilder.

I pyetur se kush do e fitonte këtë duel, Shannon tha: 

Sigurosht që Tyson, a jeni të çmendur? Ç'do njeri që do shkonte përballë Mikes në ring, do vdiste nga frika."