JOQ Albania
Home

“Ylli” i Manchester Cityt në telashe, lë shtatëzënë të dashurën teksa jetonte ende me bashkëshorten
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para një jave, modelja e njohur britanike, Lorin Gudman, lëshoi deklaratën e papritur, teksa tha se ishte shtatzënë me një yll të Premier Leagues.

Ndërkaq, sot është identifikuar edhe lojtari në fjalë, teksa ai është mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Anglisë, Kyle Walker, i cili do të bëhet baba për herë të katërt së shpejti.

Deri këtu, gjithçka duket normale, por mësohet se Walker është me frekuentuar 29-vjeçaren verën e shkuar, kur ai ishte ende i martuar me Eni Kilner. Gjithsesi, për të sqaruar situatën, ka menduar vetë Gudman.

Për "The Sun" ajo u shpreh:

Dua ta bëj njëherë e mirë të qartë, sepse po mbytem me mesazhe që më pyesin se kush është babai. Jam stresuar shumë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë sime dhe kanë nisur spekulime të cilave unë dua t’u jap fund. Kajl Uoker dhe unë po presim një fëmijë në prill, i cili është ngjizur gjatë periudhës kur ne ishim të ndarë nga ish-partnerët tanë. Kjo do jetë hera e parë dhe e fundit që unë do të komentoj në lidhje me këtë çështje”.